Politike

Meta vijon përplasjen me Ramën për Kakavijën: Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare dhe shtetin

17 Gusht 2020, 15:27 Nga DOSJA
Meta vijon përplasjen me Ramën për Kakavijën:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakvijë. Në një postim në Facebook, ai shkruan, se për situatën e krijuar është përgjegjëse qeveria shqiptare, e cila nuk reagoi në kohën e duhur.

Në fund Meta i kërkoi falje edhe njëherë qytetarëve shqiptarë, të cilët u torturuan për 4 netë me radhë në Kakavijë.

Postimi i plotë

Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës.
Situata e krijuar në Kakavijë ka të bëjë vetëm me përgjegjësitë e paushtruara në kohën e duhur nga ana e qeverisë shqiptare ndaj shtetasve të Republikës. PËRGJEGJËSIA është VETËM MBI QEVERINË shqiptare dhe shtetin. Kjo është e PAFALSHME dhe e PAPRANUESHME sepse është vetëm PAPËRGJEGJSHMËRI! Ju KËRKOJ NDJESË, si President i Republikës, të gjithë qytetarëve tanë, të cilët kaluan ato ditë dhe netë me sakrifica të jashtëzakonshme!

Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë replikuar në distancë gjatë ditës së sotme, në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Meta akuzon qeverinë, se nuk mori masat në kohën e duhur, ndërsa publikoi edhe një shkresë të ish-ambasadores shqiptare në Greqi, e cila kishte informuar Drejtorin e Rajonit dhe Vendeve Fqinje, për masat e marra nga qeveria helene. Ndërkohë kryeministri iu përgjigj Metësm, duke thënë se po abuzon me postin.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll