Politike

I çoi 500 mijë lekë familjes së 10-vjeçarit që shtypi ambulanca në Kakavijë, PD “shpërthen” ndaj Ramës: Cinik dhe

17 Gusht 2020, 14:38 Nga DOSJA
I çoi 500 mijë lekë familjes së 10-vjeçarit që

TIRANË -Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet nënkryetarit, Edi Paloka, ndaj gjestit të kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi të ndihmojë me 500 mijë lekë, familjen e 10-vjeçarit që shtypi ambulanca në Kakavijë. Në një postim në Facebook, Paloka e quan Ramën të pashpirt dhe Cinik, ndërsa shton, se qeveria është kthyer në agjenci funeralesh.

Sipas Palokës, do të ishte më e ndershme dhe njerëzore, që Rama të kishte kërkuar ndjesë sesa të dhuronte para për familjen e viktimës. Më tej Paloka shtoi, se ndërsa shqiptarët torturoheshin në kufi, Rama ngrohej në diell.

Postimi i plotë

Nje kryeminister cinik e i pashpirt dhe nje qeveri e kthyer ne agjenci funeralesh! “500 mije leke per jeten e nje femije” Cinik e i pashpirt deri ne fund! Ne se thjeshte do kishte kerkuar ndjese per humbjen e jetes se vogelushit dje ne Kakavije, do ishte shume me e ndershme e njerezore, por kjo nuk mund te ndodhe me nje qenie si Rama. Te kerkosh ndjese do te thote te mbash pergjegjesi e ne 20 vjet qe Rama qendron ne pushtet, ne nje rrugetim te mbushur me skandale, krime e korrupsion, kurre nuk ka pranuar asnje pergjegjesi , kurre nuk e kemi degjuar te pakten te kerkoje ndjese, po gjithnje ka akuzuar te tjeret per fajet e tij. Edhe dje , per humbjen e jetes se vogelushit, akuzoi vete vogelushin dhe prinderit e tij…! Sot , e coi cinizmin dhe pashpirtesine edhe me larg: “500 mije leke per jeten e femijes” . Kaq kushton per Ramen , sepse ai eshte mesuar qe jetet dhe shpirtrat e shqiptareve ti bleje si ne pazar, madje edhe me lire!
Qeveria duhej te kishte marre persiper pergjegjesite e saj e mos torturonte mijera shqiptare . Minimalisht duhej ti kishte informuar qytetaret e saj per situaten ne kufij dhe cfare kerkohej prej tyre. Po as kete nuk e beri .E nderkohe qe drama e mijera shqiptareve u kthye ne tragjedi, Rama shullehehej ne diell. Nje qeveri qe ne vend qe te kryeje detyrimet minimale ndaj shtetasve te saj, kthehet ne agjenci funerale…Kjo nuk mund te vazhdoje me!

Kryeministri Edi Rama, ndërsa i shprehu ngushëllime familjes për djalin që u shtypi ambulanca, njoftoi se në emër të qeverisë do t’i asistojë me 500 mijë lekë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi paloka edi rama edi paloka edi rama

Sondazh

Poll