Politike

Kritikat e Metës për radhën në Kakavijë, Rama nxjerr foton e kamionëve që u futën në Greqi nga Bullgaria: Atje s’u fa

17 Gusht 2020, 14:00 Nga DOSJA
Kritikat e Metës për radhën në Kakavijë, Rama nxjerr

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish Presidentit Ilir Meta, i cili kritikoi qeverinë për radhët kilometrike që u krijuan në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto, dhe teksa citon mediat greke, shkruan se radha e kamionëve që u futën nga Bullgaria në Greqi kishte arritur në 15 kilometra.

Sipas Ramës, referuar të njëjtit shkrim, shton se në Bullgari nuk doli Presidenti që të fajësonte qeverinë, dhe nuk i cilësuan qytetarët si njerëz pa atdhe dhe pa shtet. 

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km ,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”- shkruan kryeministri Rama.

Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet!Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria! pic.twitter.com/5ZExdWrbej

— Edi Rama (@ediramaal) August 17, 2020

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll