Politike

KAKAVIJA/ Meta i kundërpërgjigjet Ramës me shkresën e Ambasadës: Kryeministri po pushonte për shtatë palë qejfe

17 Gusht 2020, 13:16 Nga DOSJA
KAKAVIJA/ Meta i kundërpërgjigjet Ramës me shkresën e

TIRANË -Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur në distancë në lidhje me krizën e emigrantëve në Kakavijë. Kreu i Shtetit akuzoi qeverinë shqiptare për kaosin e krijuar, ndërsa kryeministri nga ana tjetër u shpreh, se presidenti po abuzon me postin.

Së fundmi Kreu i Shtetit, ka publikuar një shkresë të datës 5 gusht, ku ish-ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Adriana Hobdari, njofton Drejtorinë e Rajonit dhe Vendeve Fqinje, për masat e reja të vendosura nga shteti grek në kufij, si pasojë e pandemisë, ku përfshihet bërja e tamponëve, kufizimi i orareve dhe karantinimi 7 ditor. Referuar shkrësës, presidenti akuzon Ramën, se ishte njoftuar për situatën, por e neglizhoi duke mos marrë masat e duhura.

“Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!”,shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i plotë

Falënderoj autoritetet greke për korrektësinë e tyre! ?????
Falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, që ka kryer me korrektësi shembullore paralajmërimin e menjëhershëm të Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, ende në detyrë, z.Rama. Edhe njëherë NDJESË TË GJITHË BASHKËQYTETARËVE TANË, të cilët hoqën vuajtje çnjerëzore sepse Ministri ynë i Jashtëm, i cili është edhe Kryeministër, po pushon për shtatë palë qejfe!

Presidenti Ilir Meta, gjatë një konference për mediat, bëri me faj qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për situatën e krijuar në Kakavijë. Sipas tij, qeveria nuk mori në kohë masat e duhura për të shmangur krizën. Kreyministri ndërkohë nga ana tjetërm e akuzoi Metën, se po abuzon me postin, ndërsa i quajti deklaratat e kreut te shtetit “parodi alla baba xhike”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll