Politike

Fëmijën ua vrau autoambulanca, Rama u jep 500 mijë lekë të reja familjarëve: Engjëlli i vogël u dhëntë forcë

17 Gusht 2020, 13:05 Nga DOSJA
Fëmijën ua vrau autoambulanca, Rama u jep 500 mijë lekë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka vendosur që në emër të qeverisë të asistojë me ndihmë monetare familjen e 10-vjeçarit nga Lezha, Samuel Ndoj, i cili u përplas nga autoambulanca në Kakavijë dhe humbi jetën tragjikisht.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se ka vendosur që të japë 500 mijë lekë të reja si ndihmë për familjen Ndoj, duke u rishprehur edhe njëherë ngushëllimet.

Sot vendosëm që si qeveri të asistojmë familjen e të miturit që humbi tragjikisht jetën pasi i preu rrugën autoambulancës në Kakavi, me një shumë prej 500.000 lekësh të reja, duke i rishprehur dhe njëherë familjes ngushëllimet tona më të ndjera. Engjëlli i vogël u dhëntë forcë,”– shkruan Rama.

Samuel Ndoj u përplas për vdekje nga një autoambulancë në aksin Kakavijë-Gjirokastër, teksa në një hije, priste me të ëmën, që të kalonte për në Greqi. I mituri ndërroi jetë në vend, ndërsa sipas dëshmitarëve, ambulance ishte bosh dhe po ecte me shpejtësi.Kjo ngjarje u shoqërua me dedikime prekëse në rrjetet sociale.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama samuel ndoj edi rama samuel ndoj

Sondazh

Poll