Politike

Ndërhyrja e Janulloatos për zgjidhjen e kaosit në Kakavijë, Majko: U angazhua pavarësisht moshës, marrëdhënia njerëzore

17 Gusht 2020, 12:38 Nga DOSJA
Ndërhyrja e Janulloatos për zgjidhjen e kaosit në Kakavijë,

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka komentuar ndërhyrjen e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos për zgjidhjen e krizës së emigrantëve në kufirin e Kakvijës. Në një intervistë për “News24”, Majko u shpreh se e falenderon Janullatosin për angazhimin, për shkak të moshës së vjetër, ndërsa thekson se nuk ka rëndësi se pse u zgjodh Kryepeshkopi.

Më tej ai shtoi, se në kriza të tilla, duhen falenderuar të gjithë aktorët.

“Sinqerisht nuk mendoj se nuk ka rëndësi. Mendoj se ka rëndësi që iu drejtuam të gjithë aktorëve. Detajet janë te tëprta. Do ta falenderoj Janullatosin, sepse ndërhyri menjëherë. Një njeri pavarësisht moshës së vjetër u angazhua”, 

Ndër të tjera, Majko shtoi, se këto çështje nuk zgjidhen me urdhëra dhe ishte marrëdhënia njerëzore, ajo që i dha fund krizës.

Mund të bëhej edhe më shpejt. Situata ishte me një precepitim të pakonceptuar. Për kryepeshkopin kam falenderimet më të veçanta për shkak të moshës. Kjo situatë ishte e pazakonte dhe kërkonte ndërtimin e mekanizmave që kishin një distancë nga mekanizmat e diplomacisë“, tha Majko ndër të tjera.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike anastas janullatos pandeli majko pika kufitare e kakavijes anastas janullatos pandeli majko pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll