Politike

Meta e fajësoi për krizën në Kakavijë/ Rama: Këto janë parodi tipike alla Baba Xhike, abuzon me Presidencën për qëllim

17 Gusht 2020, 12:27 Nga DOSJA
Meta e fajësoi për krizën në Kakavijë/ Rama: Këto

TIRANË-Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit tha se qeveria është fajtore për krizën në Kakavijë. Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama thekson se Meta vazhdon me avazin e vjetër dhe se argumentet për fajësimin e tij janë parodi tipike alla Baba Xhike. Rama thekson më tej se Meta është president që abuzon me institucionin e lartë për qëllimet e ulta të LSI-së.

“Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi,thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë,për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike.”, shprehet Rama.

Ky reagim i kryeministrit vjen pas deklaratave të Ilir Metës në konferencën e sotme. Kreu i shtetit deklaroi se për krizën që u krijua në kufi përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare, pasi sipas tij nuk bëri detyrat siç duhet. Ai tha se kësaj situate duhet t’i jepte zgjidhje kryeministri Edi Rama, për të cilin u shpreh se në të tilla situata drejton gishtin përtej kufirit. Meta i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë tamponë falas për emigrantët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kaosi në kufi edi rama ilir meta kaosi në kufi

Sondazh

Poll