Politike

KED ndalon kandidimin e Regleta Panajotit, Meta: Kam 0 koment, nëse do ishin ndjekur hapat e Presidentit nuk do të ishim pa GJ

17 Gusht 2020, 11:51 Nga DOSJA
KED ndalon kandidimin e Regleta Panajotit, Meta: Kam 0 koment, nëse do

TIRANË -Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me mediat për krizën humanitare në Kakavijë, u pyet edhe për ndalimin që i bëri Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, gjyqtares Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga ai për KushtetueseN. Kreu i Shtetit u shpreh se nuk ka asnjë koment për vendimin e KED, ndërsa shtoi, se nëse do të ishin ndjekur hapat zyrtarë të presidentit, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë dhe sekondë pa Gjykatë Kushtetuese.

Më tej Meta shtoi, se imediate për momentin është shëndeti i qytetarëve, duke qenë se jemi në periudhë pandemie.

“Kam 0 koment në këtë moment. Nëse do të ishin ndjekur hapat zyrtarë të Presidentit, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë dhe asnjë sekondë pa Gjykatë Kushtetuese. Të gjithë odisenë e dini ju. Imediate sot është shsëndeti i njerëzve sepse mund të vahzdojë gjatë, është mungesa e përgjegjësisë për të dhënë mbështetje për sektorin e shëndetësisë, për të gjithë mjekët për të gjithë personelit që po lufton dhe rraspkapitet për të përballuar këtë situatë” , tha Meta ndër të tjera.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta per regleta panajotin ilir meta ilir meta per regleta panajotin

Sondazh

Poll