Politike

Ndërhyrja e Majkos tek Janullatos/ Meta: Spostojnë debatin tek gjëra që nuk kanë kuptim, kryeministri ka përgjegjësi edhe

17 Gusht 2020, 11:42 Nga DOSJA
Ndërhyrja e Majkos tek Janullatos/ Meta: Spostojnë debatin tek

TIRANË-Presidenti i vendit, Ilir Meta për krizën e krijuar në Kakavijë bën fajor kryeministrin Edi Rama, i cili mban edhe postin e ministrit të Jashtëm. Gjatë konferencës së sotme për mediet, Meta u pyet edhe për ndërhyrjen e Pandeli Majkos tek Kryepeshkopi Janullatos, por presidenti theksoi se qeveria shqiptare sposton debatin tek gjëra që nuk kanë kuptim.

“Nga dita e nesërme do t’i çoj një kalendar qeverisë për të parandaluar situata të tilla, si Pashkët, Viti Ri, pra kohët kur vijnë dhe ikin emigrantët. Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pakuptim, qeveria greke edhe për të drejtat e një personi shqiptar me shtetësi greke e bën detyrën vet në mënyrë të jashtëzakonshme. Kjo ishte detyrë e qeverisë shqiptare. Rama ka përgjegjësi për të, si kryeministër dhe si ministër i Jashtëm. Ka detyrime ndaj qytetarëve të saj.  Ne e dimë shumë mirë se ku është frekuenca më e lartë e qytetarëve shqiptarë. Këto gjëra nuk u bënë dhe u krijua një situatë e jashtëzakonshme dhe spostojmë debatin në gjërat që nuk kanë kuptim. Ne fajësojmë edhe viktimat e kësaj situate. Për kushtetutën do flasim në shtator.”, u shpreh Ilir Meta.

Ilir Meta doli sot në një konferencë për mediet. Kreu i shtetit deklaroi se për krizën që u krijua në kufi përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare, pasi sipas tij nuk bëri detyrat siç duhet. Ai tha se kësaj situate duhet t’i jepte zgjidhje kryeministri Edi Rama, për të cilin u shpreh çdo herë drejton gishtin përtej kufirit. Meta i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë tamponë falas për emigrantët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne konference ilir meta ne konference

Sondazh

Poll