Politike

Meta thirrje qeverisë: Siguro tamponë falas për emigrantët, çmimi 140 euro është i papërballueshëm

17 Gusht 2020, 11:38 Nga DOSJA
Meta thirrje qeverisë: Siguro tamponë falas për emigrantët,

TIRANË -Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas kreut të Shtetit, është e pamunduar që një familje të paguajë 120-140 euro për tamponë.

Më tej Meta tha se qeveria nuk duhet të lejojë që situata të tilla të përsëriten sërish.

“Dua të falenderoj median për rolin e vecantë që luajti për sensibilimizmin. falenderoj gazetarët që kontribuan për shëndetin e familjarëve. Të cilët kontribuan edhe për shpëtimin e një fëmijë 11 vjec. Jemi një vend rekord për emigrantë. Të gjithë strukturat duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve. Qeveria duhet të sigurojë tamponë falas për qytetarët. Një tampon nga 120-140 euro është i papërballueshëm. Qeveria duhet të subvencionojë tamponat dhe të marrë masa që situata në Kakavijë të mos përsëritet kurrë.  Falenderoj mediat për rolin e jashtëzakonshëm dhe t’u kërkoj ndjesë qytetarëve që kaluan ato netë e ato ditë me sakrifica të jashtë zakonshme”, tha Meta ndër të tjera.

Kreu i shtetit deklaroi se për krizën që u krijua në kufi përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare, pasi sipas tij nuk bëri detyrat siç duhet. Ai tha se kësaj situate duhet t’i jepte zgjidhje kryeministri Edi Rama, për të cilin u shpreh se në të tilla situata drejton gishtin përtej kufirit. Meta i bëri thirrje qeverisë që të sigurojë tamponë falas për emigrantët.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta thirrje qeverise per tamponet ilir meta meta thirrje qeverise per tamponet

Sondazh

Poll