Politike

Kaosi në Kakavijë/ Presidenti Meta: Përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare

17 Gusht 2020, 11:26 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Presidenti Meta: Përgjegjësia bie mbi

TIRANË- Gjatë një konference për mediet, presidenti Ilir Meta deklaroi se për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, përgjegjësia bie mbi qeverinë shqiptare.

“Ditët e fundit jeni tronditur nga situata humanitare që u krijua në Kakavijë. Të moshuar, fëmijë u lanë në kushte teje të vështira. Kam bashkëpunuar me qeverinë, për të kapërcyer sa më parë situatën e pandemisë në vendin tonë. Situata ka të bëjnë me përgjegjësitë e pamarra nga qeveria shqiptare. Qeveria vë gishtin tek pala greke, por është përgjegjësia e saj të marrë përsipër zgjidhjen e situatës. Përgjegjësia është vetëm mbi qeverinë shqiptare. Situata të tilla ka edhe në kohë normale, sidomos në Kakavijë në muajin gusht, por në këtë kohë pandemie kërkohej një sensibilim, që të parandalohej ajo që ndodhi. Radhët e gjata janë të pajustifikueshme. Këto situata cënojnë integritetin e shtetit dhe rrezikojnë shëndetin e njerzve.”, tha kreu i shtetit.

Meta theksoi më tej se nga nga e presidentit janë bërë të gjitha veprimet e duhura për zgjidhjen e kësaj krize.  Ndërkohë, ai shprehu edhe rezerva për stafin diplomatik në Greqi, i cili tha se ndryshimet janë bërë nga qeveria pa marrë një mendim nga presidenca.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ne konference ilir meta ne konference

Sondazh

Poll