Politike

Kaosi në Kakavijë/ Meta bën fajtore qeverinë: Përgjegjësia bie mbi Ramën, si çdo herë drejton gishtin përtej kufirit

17 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Meta bën fajtore qeverinë:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës ka bërë përgjegjëse qeverinë shqiptare. Kreu i shtetit ka theksuar se përgjegjësia bie mbi kryeministrin Edi Rama, i cili mban njëkohësisht edhe postin e ministrit të Jashtëm. Meta nënvizoi se gjatë 5 ditëve qeveria braktisi shqiptarët, pasi nuk u dha informacionin e duhur. Ai theksoi më tej se Edi Rama në të tilla situata drejton gishtin përtej kufirit, ndërsa Presidenca bëri të gjitha detyrat që i takonin.

Më tej, kreu i shtetit i bëri thirrje qeverisë, që të sigurojë tamponë falas për emigrantët. Sipas tij është e pamunduar që një familje të paguajë 120-140 euro për tamponë.

Po kështu, Presidenti u pyet edhe për ndërhyrjen e ministrit Pandeli Majko tek Kryepeshkopi Janullatos, për të cilën tha se qeveria shqiptare sposton debatin tek gjëra që nuk kanë kuptim.

Ai foli edhe ndalimin që i bëri Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, gjyqtares Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga ai për Kushtetuese. Kreu i Shtetit u shpreh se nuk ka asnjë koment për vendimin e KED, ndërsa shtoi, se nëse do të ishin ndjekur hapat zyrtarë të presidentit, Shqipëria nuk do të ishte asnjë orë dhe sekondë pa Gjykatë Kushtetuese.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta në koferencë kriza në kufi ilir meta në koferencë kriza në kufi

Sondazh

Poll