Politike

Kaosi në Kakavijë/ Meta: Kriza mund të parandalohej, shteti u kap tërësisht i papërgatitur

17 Gusht 2020, 07:51 Nga DOSJA

TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ndan të njëjtim mendim me analistin Artan Hoxha, sa i përket kaosit që u krijua në pikën doganore të Kakavijës. Kreu i shtetit ka publikuar në Facebook, një shkrim të Hoxhës ku theksohet se kriza në Kakavijë mund të parandalohej. Meta mbështet mendimin se shteti ynë u kap tërësisht i papërgatitur për t’i shërbyer popullit të tij.

Postimi i plotë:

KAKAVIJA, KRIZA QË MUND TË PARANDALOHEJ! Nga Artan Hoxha: Dihet që edhe në kohë normale kthimi në Greqi në këto ditë të gushtit krijon radhë. Aq më shumë në këto kohë pandemie ishte i parashikueshëm krijimi i superradhës. Lidhur me rregullat e lëvizjes në kushtet e COVID-19, institucionet janë më të mirëinformuarat e më të parainformuarat. Ndaj prej tyre kërkohet fillimisht parashikim dhe parandalim, më pasnderhyrje lehtësuese e zgjidhëse.

Shteti ynë u kap edhe këtë herë tërësisht i papërgatitur, a thua se ishte i tëri me leje të zakonshme. Mezi i shkund. Mezi u ngrit. U desh alarm medietik, transmetim me zë e figurë i hallit të madh dhe revoltës vluese të njerëzve që shteti të lëvizte më në fund për ca asistencë humanitare. Për parashikim e parandalim as që bëhet fjalë.

Ky reagim i presidentit vjen pasi pas 5 ditësh ka marrë fund kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se operacioni i kalimit të qytetarëve ka përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Tashmë, mijëra emigranët shqiptarë kanë kaluar kufirin.  Ministria e Mbrojtes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kaosi në kakavijë kriza në kufi ilir meta kaosi në kakavijë kriza në kufi

Sondazh

Poll