Politike

Merr fund makthi në Kakavijë/ Rama-shqiptarëve: Hoqët siklet të madh, rrugë të mbarë dhe ruani veten nga virusi

17 Gusht 2020, 05:34 Nga DOSJA
Merr fund makthi në Kakavijë/ Rama-shqiptarëve: Hoqët siklet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të operacionit të kalimit të qytetarëve në pikën kufitare të Kakavijës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë u ka uruar shqiptarëve rrugë të mbarë dhe thekson se duhet të ruajnë veten nga COVID-19. Ndërkohë, Rama iu bën thirrje të gjithëve udhëtarëve të tjerë që duan të kalojnë kufirin, që të ndjekin procedurën e shtetit greke, me qëllimin që të shmangen situata të tilla.

Postimi i plotë. 

 FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë????? U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme. Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19. 

Ky reagim i kryeministrit Edi Rama vjen pasi pas 5 ditësh ka marrë fund kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se operacioni i kalimit të qytetarëve ka përfunduar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ministria e Mbrojtes bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 3325 udhëtarë dhe 1629 mjete në tokën greke.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kaosi në kakavijë kriza në kufi edi rama kaosi në kakavijë kriza në kufi

Sondazh

Poll