FOTOT-Xhaçka hidhet në sulm kundër Metës…por del “blof”! Kush ia redaktoi reagimin për Kakavijën? (Ç’nuk u vu
16 Gusht 2020, 15:12Nga DOSJA
TIRANË– Duket si iniciaticë personale e Olta Xhaçkës përgjigja ndaj Presidentit. Ministrja e Mbrojtjes, si gjithe qeveria ka zgjedhur Facebook- un, por këtë herë për t’ju përgjigjur publikisht deklaratave të Metës. Por teksti i statusit e tradhëton qëllimin e mirë të Oltës.
Dallohen dy lloje shkrimesh në përgjigjen e Ministres së Mbrojtjes, një pa ë dhe tjetri me ë. Nga kuptimi i tekstit kuptohet që pjesa e tekstit pa ë, është shkruar prej saj, ndërsa tjetra është shtuar nga dikush që e ka përshtatur tastierën e telefonit me gjuhën shqipe. Kjo sepse kur përmend në pjesën pa ë, se qytetarëve u rrinë pranë policia dhe ushtria, redaktori (me ë), shton edhe shëndetësinë.
Nuk dihet nëse Olta e kishte harruar apo e kishte lënë me qëllim jashtë Manastirliun, por syri i mprehtë i redaktorit e ka kapur, ashtu siç ka shtuar edhe strukturat e pushtetit vendor, të cilat Olta gjithashtu i kishte lënë pa merita.
Redaktori gjithashtu ia ka fshirë fjalinë për ta bëre më të fortë, aty ku i thotë Predientit: Ju gjeni fjalët më të papërshtatshme …
Duke gjurmuar fjalët me ë, duket që redaktori në përgjithësi ka qenë i kënaqur me përmbajtjen, lajm i mire për Oltën ky, kur dihet nga dëshmitë brenda mbledhjeve të qeverisë, që aftësia kryesore që kërkon Kryeministri është perfomanca në Facebook.
Por a është vetë Kryeministri redaktori? Nëse do të ishte dikush tjetër, nga zyra e shtypit, nuk do kishte përtuar të fshihte gjurmët e ndërhyrjes, do ta kishte rishikuar tekstin të plotë. I vetmi që nuk do bënte këtë punë angari, është shefi i Oltës, i cili që nga 1 gushti punon vetëm me telefon, ose me “ajfon”, siç i pëlqen ta quajë dhe mbi të gjitha është kujdesur ta përshtasë tastierën në shqip. Me gjithë lajmin e keq të zbulimit të ndërhyrjes, Olta duhet të vlerësojë që redaktori nuk kishte pakënaqësi të mëdha. Po nuk përtoi t’i hedhë edhe një sy tekstit.
(e.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit, Ilir Meta, i cili u shpreh se shqiptarët në kufirin ...
TIRANË– Kryeminsitri Edi Rama, ka vendosur sot që tu përgjigjet kritikave për situatën e krijuar në Kakavijë dhe Kapshticë. Në një postim në mediat sociale...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është përfshirë sot në debatin e hapur nga kreu i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili akuzoi në...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, ka reaguar pas mesazheve të publikuara nga Ylli Ndroqi, i cili shprehet se Erion Veliaj ...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar që po vijon të jetë në kufi me Greqinë. Në një postim në mediat sociale, Meta shkru...
TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes, Albana Vokshi, ka reaguar për situatën që po vijon prej 5 ditësh në Kakavijë dhe Kapshticë. Në një dekl...
HIMARË- Në kuadër të kremtimit të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Presidenti Ilir Meta zhvilloi një vizitë pune në Pilur të Himarës, ku vlerësoi gjashtë ...
FINIQ- Kreu i Bashkisë Finiq, Kristo Koço, i cili është dhe kreu i Partisë MEGA u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të hapin kufirin, pasi situata në...
ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe ish-Presidenti i Komisioni Evropian Romano Prodi ditën e sotme kanë publikuar një editorial “Il Messaggero” ku flitet për ...