Politike

“Shqiptarët në Kakavijë nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe”, Xhaçka i kundërpërgjigjet Metës: Në vend të in

16 Gusht 2020, 14:35 Nga DOSJA
“Shqiptarët në Kakavijë nuk mund të trajtohen si

TIRANË -Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i është kundërpërgjigjur deklaratave të presidentit, Ilir Meta, i cili u shpreh se shqiptarët në kufirin e Kakavijës po trajtohen si njerëz pa atdhe. Në një postim në Facebook, ministrja thekson se në terren ndodhen vajzat e djemtë e ushtrisë që ndodhen pranë emigrantëve prej ditësh.

Ndër të tjera ajo shton, se në këko momente në vent të inkurajimit, Meta gjen fjalët më të papështatshme për një kryetar shteti dhe sulmon qeverinë e shtetin.

“Është vërtetë për të ardhur keq që në vend të një inkurajimi, e pse jo të një shprehje mirënjohjeje për punën që po bëjnë në kushte kaq të vështira, ju gjeni fjalët më të papërshtatshme për një kryetar shtetit“, shkruan ndër të tjera Xhaçka.

Postimi i plotë

Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.

Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore. Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet.

Kjo deklaratë e Xhaçkës, vjen si kundërpërgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, i cili deklaroi ditën e sotme, se shqiptarët në Kakavijë nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe. Kreu i Shtetit gjithashtu kërkoi që emigrantëve shqiptarë t’u bëhet tamponi falas atje ku ndodhen.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll