Politike

Kaosi në kufi, Meta: Qeveria të marrë masa, tu bëhen tamponë falas aty ky janë. Të vijojnë kontaktet me Greqinë

16 Gusht 2020, 10:43 Nga DOSJA
Kaosi në kufi, Meta: Qeveria të marrë masa, tu bëhen

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e rënduar që po vijon të jetë në kufi me Greqinë. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se kërkon nga qeveria që të merren masa menjëherë dhe tu bëhet tamponi të gjithë qytetarëve aty ku janë dhe për këtë shërbim të mos paguajnë. 

Më tej ai shton se kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme.

Qytetarët shqiptarë, të cilët prej ditësh ndodhen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në kushte tejet të vështira dhe në prag të një krize humanitare, nuk mund të trajtohen si njerëz pa Atdhe dhe pa shtet. Përsëris thirrjen e fortë drejtuar qeverisë shqiptare për të qëndruar pranë qytetarëve dhe për të marrë të gjitha masat, për informimin me transparencë, realizimin FALAS dhe në vendin ku ndodhen të tamponëve për COVID-19.

Kontaktet me Greqinë të jenë konstante dhe vetëm në funksion të një zgjidhjeje të menjëhershme. Aktet e forcës janë të papranueshme! I kërkoj autoriteteve greke, që në respekt të frymës së fqinjësisë së mirë dhe lidhjeve të forta tradicionale mes dy popujve, të bëjnë të pamundurën për zgjidhjen e situatës, imazhet e së cilës turpërojnë të dyja vendet. ÇDO QYTETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË MERITON TË TRAJTOHET ME DINJITET! ??”, shkruan Meta. 

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur në Kakavijë dhe Kapshticë vijojnë të qëndrojnë mijëra qytetarë në radhë. Në këto dy pika vijon kaosi edhe pse ka rinisur kalimi i qytetarëve. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kaos ne kakavije kriza humanitare ne kufi radha ne kapshtice ilir meta kaos ne kakavije kriza humanitare ne kufi radha ne kapshtice

Sondazh

Poll