Politike

Katastrofa në Kakavijë, PDIU “i përvishet” Ramës: Shteti rrumpallë i rilindasit autokrat është inegzistent në rast e

15 Gusht 2020, 14:24 Nga DOSJA
Katastrofa në Kakavijë, PDIU “i përvishet”

TIRANË- Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar në lidhje me katastrofën e krijuar në kufirin e Kakvijës. Për këtë situatë, PDIU akuzon qeverinë shqiptare, duke thënë se është inegzistence në kohë fatkeqësisht dhe emergjencas.

PDIU gjithashtu i ka kërkuar Ministrisë së Jashtme, që t’i kërkojë urgjent kryeministrit që të lërë pushimet në Dhërmi dhe t’i japë zgjidhje situatës. Ndër të tjera në reagim thuhet, se kjo situatë përsëritet prej dy dekladash, për shkak edhe të ksenofobisë së shtetit grek ndaj shqiptarëve.

Postimi i plotë

Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“
Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin .. Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar .. Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem
..
Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..

1. Ku eshte Ministria e Brendshme qe e di prej vitesh qe ne Gusht ka fluks te shtuar ne pikat e kalimit kufitar?
Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e sportelet me palen Greke

2. Ministria e Shendetsise duhet te kishte marre masat ne pikat kufitare por dhe ne qytetet kryesore qe te hapnin vendet e dedikuara per berjen e testeve vetem per emigrantet

3. Ministria jone e Jashtme duhej me kohe te komunikonte me palen Greke per kete situate qe do ishte e tille si cdo vit duke shtuar dhe situaten e Covid 19 ..
Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzistent ne raste emergjencash e fatkeqesish . Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “ Pirati behet Papë“

Në Kakavijë ndërkohë situata vijon të jetë problematike. Për shkak edhe të festës së Shën Mërisë, pala greke po punon me staf të reduktuar. Ndërkohë vargu i makinave sa vjen e shtohet dhe ka shkuar deri në 25 km. Pleq, fëmijë, të sëmurë po qëndrojnë nën rrezet e nxehta të diellit, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore. Gjithashtu mëngjesin e sotëm u shënua edhe një aksident tragjik ku ambulanca shtypi një fëmijë 10 vjeç. Kryeministri Edi Rama ndërkohë në reagimet e tij, është shprehur se këto janë rregullat e vendosura nga shtetit grek dhe se nuk ka çfarë të bëjë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pdiu pika kufitare e kakavijes pdiu pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll