Politike

Radhët në kufi, Xhaçka thirrje qytetarëve: Kthehuni në shtëpi, nuk kaloni dot të gjithë drejt Greqisë

15 Gusht 2020, 11:08 Nga DOSJA
Radhët në kufi, Xhaçka thirrje qytetarëve: Kthehuni

TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, njofton se numri i qytetarëve që do kalojnë sot drejt Greqisë do jetë i kufizuar. Në një postim në mediat sociale, Xhaçka shkruan qytetarët që po presin në kufi duhet të kthehen në banesat e tyre, deri në normalizimin e situatës.

Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.

Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës”, shkruan ministrja.

Ky është reagim i Xhaçkës vjen në një kohë kur Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olta xhacka radha ne kakavije radha ne kapshtice olta xhacka radha ne kakavije radha ne kapshtice

Sondazh

Poll