Politike

Kaosi në Kakavijë/ Lleshaj: Shtyni udhëtimin në një moment më të përshtatshëm, do vendosen pika kontrolli në akset që

15 Gusht 2020, 10:56 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Lleshaj: Shtyni udhëtimin në një

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shtyjnë udhëtimin drejt shtetit grek, për në një moment më të përshtatshëm. Lleshaj ka njoftuar se Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë në kufi, për të këshilluar qytetarët që të mos shkojnë drejt doganës.

Reagimi i plotë: 

Me gjithë masat e marra për normalizimin e gjendjes në pikat e kalimit kufitar me Greqinë, gjendja mbetet ende problematike. Me qëllim shmangien e grumbullimeve dhe të pritjes në radhë të gjatë të qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, Policia e Shtetit do të vendosë pika kontrolli në akset rrugore që çojnë drejt pikave të kalimit kufitar për të këshilluar dhe kërkuar nga qytetarët që të shtyjnë planet e udhëtimit drejt Greqisë për një moment më të përshtashëm, ose të paktën të ndalojnë dhe të presin në kushte më të përshtatshme në qytetet ose fshatrat përgjatë rrugës, deri në krijimin e mundësive reale për kalimin e kufirit, pa orë të stërgjatura pritjeje. Ftojmë qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim me forcat e Policisë dhe strukturat e tjera të angazhuara në menaxhimin e kësaj situate të pazakontë, të padëshiruar, por edhe të pashmangshme. 

Ky reagim i ministrit vjen, pasi radhët e makinave në pikën kufitare të Kakavijës ka shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10-vjeçar. Edhe në Kapshticë situata paraqitet e njëjtë. Rama ka theksuar se për këtë çështje është në komunikim të vazhdueshëm me palën greke.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kaosi në kakvijë sander lleshaj kaosi në kakvijë sander lleshaj

Sondazh

Poll