Politike

Radha sfilitëse e shqiptarëve në kufi, Vetëvendosje: Duhet notë proteste ndaj Greqisë

15 Gusht 2020, 10:31 Nga DOSJA
Radha sfilitëse e shqiptarëve në kufi, Vetëvendosje: Duhet

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi, ka reaguar sot në lidhje me kaosin e krijuar në Kakavijë. Në një postim në mediat sociale, Abazi shkruan se Greqia mbyll kufirin gjatë natës, por nuk po shihet asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj trajtimit që po u bëhet qytetarëve shqiptarë në kufi.

Më tej kreu i LVV, komenton dhe aksidentin e ndodhur në Kakavijë, ku një 10-vjeçar u përplas për vdekje nga një ambulancë. “Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit”, shton ai.

REAGIMI I PLOTË

Prej 4 ditësh me mijëra shqiptarë janë bllokuar në kufirin me Greqinë në Kakavi në radhë kilometrike. Gjatë pranverës, në mes të valës së parë të pandemisë, bizneset greke, drejtuesit e disa rajoneve në Greqi dhe qeveria greke kërkuan me ngulm nga Shqipëria krah të lirë pune përmes punësimit sezonal në sektorin e bujqësisë në Greqi. Kjo kërkesë u finalizua me marrëveshjen e 2 majit 2020, që parashikonte punësimin e gati 10.000 shqiptarëve gjatë kësaj kohe.

I nevojiten shqiptarët Greqisë si krah i lirë pune, por jo si njerëz që duhen trajtuar me dinjitet e që u respektohen të drejtat. Kështu, pavarësisht radhës së gjatë dhe pritjes sfilitëse disa ditore të mijëra njerëzve, Greqia mbyll edhe kufirin gjatë natës. Nga ana tjetër, nuk shohim asnjë notë proteste nga qeveria shqiptare ndaj këtij trajtimi, nuk shohim as të marrë masa për nevojat bazike që kanë familjet që po qëndrojnë me ditë në radhë.

Gjithë kjo situatë ka prodhuar edhe aksidentin e parë fatal. Siç raportojnë mediat, një ambulancë ka aksidentuar për vdekje një fëmijë që priste në radhë të kalonte kufirin. Tmerr. Ky aksident tragjik nuk do kishte ndodhur po të mos kishte ndodhur keqtrajtimi në kufi nga pala greke dhe shpërfillja disa ditore e qeverisë shqiptare ndaj të drejtave dhe nevojave të qytetarëve të vendit. Dinjiteti dhe jeta e qytetarëve të Shqipërisë është ajo çka kjo qeveri ka shitur lirë kohë më parë. Duhen marrë masa urgjentisht!

Ky reagim i Abazit, vjen kur prej katër ditësh pikat kufitare si Kakavija dhe Kapshtica janë në kaos. Në Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.  Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi kështu, negociatat dështuan. Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deklaroi se janë në komunikim me palën greke.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi kaos ne kakavije radha ne kakavije boiken abazi kaos ne kakavije radha ne kakavije

Sondazh

Poll