Politike

Meta kthen në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”: Cënon parimet kushtetuese

15 Gusht 2020, 10:06 Nga DOSJA
Meta kthen në Kuvend ligjin “Për shtetësinë”:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer sot për rishqyrtim ligjin “Për shtetësinë”. Në një njoftim nga Presidenca bëhet me dije se ligji ka dispozita problematike që cenojnë parimet kushtetuese, të drejtat e liritë themelore të shtetasve, si dhe kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës.

Sipas Presidentit parashikimet për ndryshimet ligjore bien ndesh me nenet 19 dhe 92, shkronja “c” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Përdorimi i emërtimit “rifitim” i shtetësisë shqiptare, nuk njihet nga Kushtetuta. Në këtë rast, ligji duhet të përcaktojë procedurat për “fitimin” apo përkatësisht “marrjen” e shtetësisë shqiptare“, shkruan Presidenti.

Më tej sipas kreut të shtetit ky ligj shkel parimin e shmangies së gjendjes pa shtetësi sanksionuar nga  Konventa për Statusin e Personave pa Shtetësi, në të cilën Republika e Shqipërisë ka aderuar që në vitin 2003.

Po ashtu sipas Presidentit ligji përmban gabime edhe në përmbajtje apo mënyrën si është zbardhur, duke referuar në terma që nuk rregullohen në përmbajtjen e tij, si dhe vijon të rëndojë skemën institucionale duke krijuar agjenci pas agjencie, pa asnjë funksion të qartë ligjor, në shkelje të rregullimeve të ligjit në fuqi për administratën shtetërore dhe në rëndim arbitrar të buxhetit të shtetit, për sa kohë dublohen detyrat që duhet të përmbushen nga organe si Policia e Shtetit apo Shërbimi Informativ Shtetëror.

Arsyet e plota të kthimit të ligjit i lexoni KËTU

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ligji për shtetësinë meta kthen ligjin ne kuvend ilir meta ligji për shtetësinë meta kthen ligjin ne kuvend

Sondazh

Poll