Politike

Situata alarmante në kufi, Rama reagon nga Instagrami: Po flasim me palën greke, qytetarëve u kemi dhënë ujë e ushqime

15 Gusht 2020, 09:12 Nga DOSJA
Situata alarmante në kufi, Rama reagon nga Instagrami: Po flasim me

TIRANË- Kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edi Rama, ka reaguar sot në lidhje me situatën alarmante në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës.

Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se në çdo pikë hyrëse në Greqi procedura është e njëjta dhe bëhet tamponimi i të huajve. Më tej ai shprehet se Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake kanë qenë gjithë natën me qytetarët dhe i kanë ndihmuar me ujë dhe ushqime.

Jemi në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, të cilat janë procedura të njëjta në çdo pikë hyrëse të Greqisë̈, për qytetarët e çdo vendi, përfshirë edhe qytetarët grek që hyjnë në një kufi!

Në ndërkohë Forcat e Armatosura dhe strukturat bashkiake të Gjirokastrës, Këlcyrës, Dropullit, Tepelenës e Përmetit, e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren”, shkruan kreu i qeverisë.

Ky reagim i Ramës, vjen kur prej katër ditësh pikat kufitare si Kakavija dhe Kapshtica janë në kaos. Në Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.  Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi kështu, negociatat dështuan. Sot, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, deklaroi se janë në komunikim me palën greke.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kaosi në kakavijë radha ne kakavije edi rama kaosi në kakavijë radha ne kakavije

Sondazh

Poll