Politike

Kaosi në Kakavijë/ Olta Xhaçka: Jemi në komunikim me palën greke, FA e ka gdhirë me qytetarët që qëndrojnë atje

15 Gusht 2020, 08:08 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Olta Xhaçka: Jemi në komunikim me

TIRANË- Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka ka deklaruar se autoritetet shqiptare janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke, për kaosin e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja thekson se me palën greke po diskutohet për lehtësim të procedurave. Ajo nënvizon më tej se Forcat e Armatosura e kanë kaluar natën në Kakavijë, duke iu dhënë ndihmat e nevojshme qytetarëve.

Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjenen sanitare në terren. FA në krye të detyrës!”, shprehet ministrja.

Ky reagim i ministres vjen, pasi prej katër ditësh pikat kufitare si Kakavija dhe Kapshtica janë në kaos.  Në Kakavijë radhët e makinave kanë shkuar në 25 km. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.  Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Po nuk ndodhi kështu, negociatat dështuan. Më pas Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kaosi në kakavijë olta xhacka kaosi në kakavijë olta xhacka

Sondazh

Poll