Politike

Cakaj “zgjohet” pas 3 ditësh, telefonon homologun grek: Po ndjek situatën për të lehtësuar kalimin në Kakavijë

14 Gusht 2020, 16:04 Nga DOSJA
Cakaj “zgjohet” pas 3 ditësh, telefonon homologun grek: Po

TIRANË – Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj ka zhvilluar një bisedë me homologun grek, për situatën në Kakavijë. Cakaj shprehet, se ka diskutuar me Varvitsiotis për lehtësimin e kalimit të udhëtarëve.

Gjithashtu ministri thekson se pala greke do të kryejë testime masive. Në fund ai shton, se është duke ndjekur me kujdes situatën.

Qytetarët shqiptarë ndodhen prej 3 ditësh në Kakavijë dhe presin për të kaluar në tokën greke. Si pasojë e rregullave të vendosura nga qeveria greke për kalimin e kufirit, është shtuar çdo ditë e më shumë numri i udhëtarëve që presin të kalojnë në anën tjetër. Pleq, të sëmurë,  gra e fëmijë të vegjël, po qëndrojnë prej tre ditësh nën rrezet përvëluese. Ditën e sotme radha e makinave arriti kulmin, teksa shkoi deri në 20 km. Ndërkohë pak orë më parë, Ministria e Jashtme, njoftoi se kishte arritur dakordësinë me palën greke, për shtimin e numrit të tamponëve dhe personelit. Gjithashtu po diskutohet edhe për zgjatjen e orarit të punë në pikat kufitare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj pika kufitare e kakavijes gent cakaj pika kufitare e kakavijes

Sondazh

Poll