Politike

Arben Ahmetaj lë lopatën, rrëmben sqeparin/ Ministri ngul gozhdën në Maminas, i merret fryma, por s’ndalet, çon në vend

14 Gusht 2020, 11:54 Nga DOSJA
Arben Ahmetaj lë lopatën, rrëmben sqeparin/ Ministri ngul

TIRANË- Ministri për Rindërtim, Arben Ahmetaj i është “përveshur” sërish punës në terren. Këtë herë nuk ka marrë lopatën, e as nuk është “zhytyr” në llaç, por ka ngulur vetëm një goxhdë me sqepar. Këtë veprim, të përsëritur ministri e bëri në një banesë që po ndërohet në Maminas, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pasi, nguli goxhdën, iu morr edhe fryma nga “lodhja e punës”, por gjithsesi nuk ndaloi. Ai dhe tek  e moshuara çoi edhe porosinë e kryeministrit, se ky i fundit do të vijë më 15 shtator për t’i dhënë çelësat e banesës së re.

Biseda:

Ahmetaj: Unë do të premtoj në sy datën që do të hysh në shtëpi. Elton premtoi nënës datën që do të hyjë në shtëpi.

Eltoni: Brenda datës 15 shtator nëna hyn në shtëpi.

Ahmetaj: Nëne kryeministri më tha, që ka qejf kur të bëhet shtëpia, të t’i sjellë vetë çelësat e shtëpisë.

E moshuara: Shumë faleminderit, gëzohem.

Ahmetaj pasi ngul gozhdën: Ja t’i vejë mbarë, ta gëzojë e të jetë mirë dhe për ju puna mbarë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj

Sondazh

Poll