Politike

Situata në Kakavijë, vjen lajmi i mirë: Pala greke ka premtuar lehtësimin e situatës, mund të hiqet kryerja e testit me de

14 Gusht 2020, 10:12 Nga DOSJA
Situata në Kakavijë, vjen lajmi i mirë: Pala greke ka premtuar

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim të dytë për Dosja.al, njofton se pala greke ka premtuar zgjidhje të situatës.

Po ashtu njoftohet se autoritetet greke janë duke diskutuar për heqjen e detyrimit të bërjes, së testit por do pranojnë të gjitha ta që kanë kryer tamponin në 72 orët e fundit.

Me qëllim përballimin e situatës dhe lehtësimin e lëvizjes që qytetarëve shqiptarë janë kontaktuar në vijimësi autoritetet greke të cilët kanë shtuar personelin shëndetësor në Pikën Kufitare të Kakavijës. Së fundi pala greke ka njoftuar se do të marrë masa the tjera për lehtësimin e situatës deri në heqjen e detyrimit për bërjen e testit.

Risjellim në vëmendje se shtetasit shqiptarë mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën”, njoftohet nga MEPJ.

Ky reagim i MEPJ vjen, pasi situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante.  Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije situata ne kakavije kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije situata ne kakavije

Sondazh

Poll