Politike

Kaosi në Kakavijë/ Meta: MEPJ-ja urgjent të kontaktojë me palën greke, qytetarët të lëvizin të lirë

14 Gusht 2020, 10:01 Nga DOSJA
Kaosi në Kakavijë/ Meta: MEPJ-ja urgjent të kontaktojë me

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë dhe ministrisë së Jashtme dhe që të kontaktojë urgjent me palën greke, për kaosin e krijuar në Kakavijë. Kreu i shtetit thekson se duhet të merren masa për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë të cilët vijojnë të jenë të bllokuar prej shumë orësh në pikën kufitare të Kakavijës, duke u ekspozuar seriozisht para rrezikut të përhapjes së pandemisë COVID-19. I bëj thirrje urgjente Qeverisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, të vendosin kontaktet me palën greke, për të marrë të gjitha masat për lehtësimin dhe garantimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve në anën tjetër të kufirit. Zgjidhja duhet të jetë e menjëhershme!”, shprehet Presidenti Ilir Meta. 

Ky reagim i presidentiti vjen, pasi situata në pikën kufitare të Kakavijës është bërë shumë alarmante.  Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin. Ndërkohë, ministria e Jashtme për Dosja.al ka deklaruar se kjo gjendje ka ardhur për shkak se pala greke kryen tamponin në kufi. Sipas saj, në orët në vijim pritet një lehtësim i situatës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta kaosi në kakavijë ilir meta kaosi në kakavijë

Sondazh

Poll