Politike

Situata kaotike në Kakavijë, MEPJ për Dosja.al: Problem pala greke, ka vetëm 2 mjekë në kufi. Kemi pasur takim me ta, në

14 Gusht 2020, 09:59 Nga DOSJA
Situata kaotike në Kakavijë, MEPJ për Dosja.al: Problem pala

TIRANË- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në një reagim për Dosja.al ka sqaruar situatën e krijuar në Kakavijë, ku prej 3 ditësh qytetarët presin në radhë për të kaluar në Greqi. Në një reagim për Dosja.al, MEPJ shprehet se janë në dijeni të situatës dhe kjo gjendje ka ardhur për shkak se pala greke kryen tamponin në kufi.

Më tej zëdhënësja e ministrisë shkruan se është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. “Radha është krijuar për shkak të vendimit të palës greke për të kryer testimin në kufi. Pala greke kishte vetëm dy mjekë që bënin testet COVID-19. Falë ndërhyrjes së MEPJ dje u shtua numri i mjekëve grekë dhe pritet të rritet sërish në orët në vijim, gjë që do të çojë në lehtësimin e mëtejshëm të procesit”, shtohet në reagim.

REAGIMI I PLOTË

Lidhur me fluksin e krijuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ju sqarojmë se gjatë ditëve të fundit ka pasur fluks të shtuar qytetarësh në dalje të Republikës së Shqipërisë, por edhe në hyrje dhe shkak i vonesave janë bëre kufizimet në orarin e funksionimit të Pikës së Kalimit Kufitar nga pala greke.  Siç edhe është njoftuar, gjatë ditëve të fundit kalimi lejohet vetëm në orarin 06:00 deri 22:00 ora shqiptare. Ndërkaq, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, ka fluks të shtuar dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë në radhë, si pasojë lëvizja po ecën shumë ngadalë, pasi nga ana e autoriteteve greke po kryhen testimeve masive. Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht. Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente.

Radha është krijuar për shkak të vendimit të palës greke për të kryer testimin në kufi. Pala greke kishte vetëm dy mjekë që bënin testet COVID-19. Falë ndërhyrjes së MEPJ dje u shtua numri i mjekëve grekë dhe pritet të rritet sërish në orët në vijim, gjë që do të çojë në lehtësimin e mëtejshëm të procesit. Shtetasit mund ta kryejnë testin edhe në institucionet e licencuara shqiptare dhe ta përkthejnë përgjigjen në anglisht. Ky testim njihet edhe nga autoritetet greke dhe do ta lehtësonte më shumë situatën. Ndërkohë, duke filluar nga data 16 gusht, karantinimi 1 javor do të jetë i detyrueshëm për qytetarët që kalojnë kufirin grek. Ndërsa, për udhëtarët të cilët do të hyjnë nga Greqia në Shqipëri, nuk do të ketë kontrolle për COVID-19.

Reagimi vjen në një kohë kur në pikën kufitare të Kakavijës, situata është bërë shumë alarmante. Vargu i makinave ka arritur deri në Jorgucat, në një distance rreth 20 kilometra që nga pika kufitare. Qytetarët po qëndrojnë mes diellit dhe nuk dihet se kur mund të kalojnë kufirin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije kaos ne kakavije ministria per evropen dhe punet e jashtme radha ne kakavije

Sondazh

Poll