Politike

Në vilën në Dhërmi me familjen e Presidentit kroat, kryeministri Edi Rama shfaqet në restorant me Zoran Milanovic, i shoqë

13 Gusht 2020, 18:41 Nga DOSJA
Në vilën në Dhërmi me familjen e Presidentit kroat,

DHËRMI– Kryeministri Edi Rama është instaluar në vilën e qeveritarëve në Dhërmi, ku dhe po kalon pushimet e këtij sezoni veror. Por këtë herë, si ‘bashkëjetues’ të vilës, Rama nuk ka marrë vetëm familjen e tij. Ai ka të ftuar edhe familjen e Presidentit kroat, Zoran Milanovic.

Siç shihet edhe në foton e publikuar nga Shijak.tv, kryeministri ka vendosur të konsumojë një vakt të përbashkët me familjen Milanovic. Krah Ramës është e ulur edhe bashkëshortja e tij, Linda.

Ndërsa Milanovic shoqërohet nga një grua dhe një djalë, që mendohet të jetë e shoqja me të birin. Të pestë po kalojnë momente pushimi së bashku. Kryeministri Rama njihet për miqësinë me Milanovic. Më herët ky i fundit ka qenë këshilltar i kryeminsitrit shqiptar. Më herët, Dosja.al publikoi edhe një video, ku shihej se kryeministri Edi Rama zbriste shkallët e kompleksit ‘Folie Marine’.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama linda rama zoran milanoviç edi rama linda rama zoran milanoviç

Sondazh

Poll