Politike

Ku mori ngjyrë Erion Veliaj? Doli ‘çokollatë’ pas shërimit nga Covid-19, versionet e kryebashkiakut: U nxiva në terren&

13 Gusht 2020, 13:52 Nga DOSJA
Ku mori ngjyrë Erion Veliaj? Doli ‘çokollatë’ pas

TIRANË– Shërimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj nga Covid-19, pasi u infektua familjarisht nuk ka kaluar pa u komentuar gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale. Ajo që ra në sy fillimisht, ishte ndryshimi në pamjen e jashtme të kryebashkiakut, i cili në foton e parë që publikoi në rrjetet sociale me të birin Kajanin, ishte me mjekër.

Por jo vetëm kjo, lëkura e kryebashkiakut Erion Veliaj ka një tjetër ngjyrë, fiks sikur të kishte qenë me pushime. E sigurisht arsyet e shfaqjes ‘çokollatë’ të Veliajt, mund t’u jepte përgjigje vetëm kryebashkiaku.

Në një intervistë të dhënë fillimisht për Report Tv, Veliaj tha se ishte nxirë nga puna në terren.

Shiko nuk kam bërë një gjë në jetën time që të mos jetë komentuar. Unë besoj se secili prej nesh lë një gjurmë, dhe nuk mund ta kalosh jetën tënde duke sharë të tjerët. Unë kam qenë përditë në terren, dhe padyshim që do të isha nxirë, shpresa e tyre e vetme është që të vdesë kundërshtari, por një gjë ta kenë të sigurtë që nuk kam për të vdekur shpejt,”– tha ai.

Por si doli në terren kryebashkiaku Veliaj kur ishte i infektuar? Apo i ka marrë rrezet para se të merrte virusin, dhe pavarësisht se qëndroi dy javë i izoluar, ngjyra qëndroi e theksuar?

Në një tjetër intervistë, për Top-Channel, Veliaj dha një tjetër version për nxirjen.

Kjo nuk është një nga simptomat e Covid. Kur ke tre javë e gjysmë në shtëpi, i vetmi vend ku mund të dalësh është ballkoni,”- tha Veliaj, duke lënë të nënkuptohet se është nxirë duke qëndruar në ballkon.

Momenti në minutën e 02:00

Ku u nxi vërtet Erion Veliaj? Këtë ende s’e ka të qartë as vetë kryebashkiaku!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll