Politike

“Rama do e sjell shpejt vaksinën”, Zhupa i përgjigjet Veliajt: S’ke qenë sëmurë, por me pushime. Qenke bërë me krea

13 Gusht 2020, 11:50 Nga DOSJA
“Rama do e sjell shpejt vaksinën”, Zhupa i përgjigjet

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shprehet se Veliajt nuk ka qenë i infektuar me COVID-19, por ka qenë me pushime.

Në një postim në mediat sociale, Zhupa shkruan se në kohën që Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi shëndetësor dhe katastrofe, Veliaj sheh shpëtimin tek “dozat” e vaksinës që mund të blejë Edi Rama.

Dy javë pushime dhe nxirje e kanë bërë edhe më kreativ kryeservilin e shefit!  Në kohën që Shqipëria ndodhet në prag të një kolapsi shëndetësor dhe katastrofe, Veliaj sheh shpëtimin tek “dozat” e vaksinës që mund të blejë Edi Rama.

Ndoshta ka të drejtë se pasuria e të dyve mund të dali e të teproj për të blerë çdo lloj vaksine. Megjithatë kjo nuk ndodh, se lekët ju duhen për vota në prag fushate. Këtë lloj propagande banale nuk ja u besojnë as familjarët e tyre!!!”, shkruan ajo.

Më herët kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas shërimit ka nisur punën dhe sot ka zhvilluar disa intervista për mediat. Në një intervistë Veliajt u shpreh se nëse del vaksina në botë, Rama do e sjell shpejt në Shqipëri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj me covid ina zhupa vaksina e covid-19 erion veliaj erion veliaj me covid ina zhupa vaksina e covid-19

Sondazh

Poll