Politike

Erion Veliaj: Nëse del vaksina anti- COVID, një lider si Rama do e sillte shpejt në Shqipëri

13 Gusht 2020, 10:21 Nga DOSJA
Erion Veliaj: Nëse del vaksina anti- COVID, një lider si Rama do e

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se nëse del vaksina për koronavirusin, kryeministri Edi Rama do ta sjellë menjëherë në Shqipëri. Veliaj në një intervistë për “Report Tv” ka deklaruar se Rama ka miqësi  në mbarë botën. Ai theksoi më tej se Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës.

“Nëse një ditë do të dalë vaksina dhe do ketë një garë mes kombeve, një lider si Rama do e sjellë më shumë shpejt vaksinën, se një tjetër, që njeriu më të famshëm dhe më të fortë që njeh është kunati i tij. Na duhet një lider që e njeh rindërtimin, urbanistikën, që ka respektin e botës, është kryetar i OSBE. Është mik personal me shumicën e kokave të saj. Shqipëria ka nevojë për një mandat të tretë të Edi Ramës dhe të PS. Është një forcë di të rindërtojë, që është një forcë që sa herë e ka marrë vendin nga shkatërrimi i piramidave dhe nga tërmeti, ka qenë zgjuar në orën 03:54 kur ka rënë tërmeti dhe kështu ka qenë zgjuar sa herë që ka pasur një sfidë. Jam e bindur që do të jetë forcë e parë, por punojmë fort që të jemi bindëse, pa bishta, pa kompromise, nëse këta po e bëjnë këtë gjë në opozitë, imagjinoni në qeveri. Dilni përpara dhe shikoni bashkinë e Tiranës, një parking me biçikleta dhe shikoni parkingun e PD si një auto sallon ‘Range Rover” dhe aty e kuptoni se ato nuk e dinë varfërinë apo hallet e njerëzve dhe as nuk kanë dëshmuar që dinë të bëjnë shtet. Jo me fjalë për me punë që Rama të jetë kryeministër në mandatin e tretë”, tha Veliaj.

Ndërkohë më herët, kreu i bashkisë së Tiranës deklaroi se u infektua me koronavirus gjatë takimeve familjare. Ai tregoi fillimisht ka pasur simptoma djali i tij, e më pas ai dhe gruaja. Veliaj tha se kohën e izolimit e ka shfrytëzuar për të reflektuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll