Politike

“Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba”/ Veliaj iu drejtohet qytetarëve: Mirënjohje për ata që mbajnë maska në

13 Gusht 2020, 08:18 Nga DOSJA
“Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba”/ Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka nisur ditën me një falënderim për të gjithë qytetarët që mbajnë maska teksa përdorin transportin publik në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj thekson se Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht.

“Mirëmëngjes! Mirënjohje qytetarëve që mbajnë maska në autobusë – ruajnë veten dhe të dashurit e tyre! Policia Bashkiake nuk është aty për gjoba, por si kujtesë që jeta s’ka të paguar e duhet ruajtur me çdo kusht! Një ditë të mbarë të gjithëve”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Ndërkohë, një ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës dha lajmin se ka fituar betejën me COVID-19. Ai theksoi se gëzon shëndet të plotë dhe se tashmë i është rikthyer punës. Po kështu, edhe gruaja e tij, Ajola Xoxa është negative.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 12 Gusht 2020, 08:42

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka deklaruar se lufta me koronavirusin fitohet në territor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-minist...