Politike

“Sikur më kishte shtypur treni”/ Veliaj tregon sfilitjen nga Covid-19: S’ia uroj as armikut, iu tregoj tre medikamentet q

12 Gusht 2020, 18:42 Nga DOSJA
“Sikur më kishte shtypur treni”/ Veliaj tregon sfilitjen nga

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka treguar eksperiencën e tij me Covid-19. Përmes një prononcimi për Neës 24, Veliaj tregon se ditët e para është ndjerë shumë keq, pa energji për të bërë asgjë dhe se ndihej sikur e kishte shtypur treni.

Veliaj e pranoi se nuk kishte qenë pacienti perfekt teksa komentoi edhe faktin që shumë herë është kritikuar që në takimet zyrtare nuk ka përdorur maskë. Kryebashkiaku tha se është kuruar vetëm përmes medikamenteve që ka marrë në spitalet shtetërore dhe se ka marrë vetëm tre të tillë:  holluesin e gjakut, anti-inflamatorin dhe një antibiotik.

Përsa i përket rrugës së infektimit, kryebashkiaku tha se e ka marrë nga një familjar që kishte marrë pjesë në shumë aktivitete dhe jo në punë.

“Askush nuk mund t’i fusë një mendje të lehtë, për festa në Jalë, sepse nuk i dihet nëse do kthehesh shëndoshë e mirë tek një gjyshe apo tek një prind që ke aty. Unë vetë u preka dhe u prekëm të gjithë si familje, por kujdesi duhet. Në punë jam kujdesur shumë. Dy ditët e para rashë shakull dhe më dukej sikur më kishte shtypur një tren. Nuk kisha energji. Ndërkohë, ata që vuajnë nga sëmundje të tjera, mund të pësojnë dëme më të mëdha. Kujdes dhe vetëm kujdes, ky është apeli im. Unë besoj se kontrolli me mjekun e familjes që kam bërë….ka një sistem shëndetësor public që funksionon perfekt. S’kam marrë asnjë ilaç nga asnjë spital privat, vetëm ato që më janë rekomanduar e dhënë nga spitali shtetëror. Kam marrë holluesin e gjakut, anti-inflamatorin dhe një anti-biotik për rastin tim duhej më i lehtë për shkak të problemeve që kam patur me mëlçinë. Vetëm me tre medikamente jam kuruar. Mjekët tanë jo vetëm që janë të aftë, por janë super alert dhe super të afërt. Kanë një diapazon informacioni të krijuar në këto muaj që ndoshta shumë të tjerë nuk e kanë. Besojuni mjekëve dhe bluzave të bardha. Punë si puna ime janë që sado kujdesesh nuk i frenon dot. Pranoj, nuk kam qenë pacienti prefekt, nuk e mora nga puna por nga familjarë që ishin infektuar pasi morën pjesë në aktivitete të caktuara. Asnjë punonjës i bashkisë nuk u infektua. Pësimi im të bëhet mësim për ju. të tjerët që nuk kanë punën time mund t’i evitojnë këto grumbullime të panevojshme. Unë nuk ia uroj as armikut që të infektohet me Covid-19,”– tha Veliaj ndër të tjera.

Vetëm pak orë më parë u bë me dije se kryebashkiaku Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi. Tamponi i dytë i rezultoi negativ, duke bërë që Veliaj t’i rikthehet punës. Negative rezulton të jetë edhe e shoqja, Ajola.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 12 Gusht 2020, 08:42

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka deklaruar se lufta me koronavirusin fitohet në territor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-minist...