Politike

“Qeveria po manipulon shifrat e COVID”, Duma nxjerr videon: Pandemia nuk mund të mbulohet me propagandë

12 Gusht 2020, 15:40 Nga DOSJA
“Qeveria po manipulon shifrat e COVID”, Duma nxjerr videon: Pandemia

TIRANË -Ish-deputetja e PD, Grida Duma, ka akuzuar qeverinë për manipulimin e të dhënave për të sëmurët me COVID-19. Duma ka postuar një video në Facebook, ku gazetari Erjon Skëndaj, thotë, se numri i të shtruarve nga COVID-19 në spitalet tona është më i lartë sesa ai që njofton Ministria e Shëndetësisë.

Më tej ajo ka shtuar, se politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët është vepër kriminale. Ndër të tjera ajo u ka bërë thirrje qytetarëve, se gjithsecili duhet të tregojë kujdes vetjak dhe të mos i mbajë shpresat te qeveria.

Postimi i plotë

Pandemia nuk mund të falsifikohet dhe as të mbulohet me propagandë. Politizimi që i bën qeveria çdo thirrjeje për ndihmë nga qytetarët apo për përgjegjshmëri nga opozita, është vepër kriminale. Kërkesat janë minimale për përgjegjshmëri dhe menaxhim për të shpëtuar jetë njerëzore, ndërsa qeveria harxhon gjithë mundin për të shpëtuar fytyrën e vet.

Në këtë fatkeqësi të gjithë janë të solidarizuar sepse janë të dëmtuar, të kërrusur nga pasojat e keqmenaxhimit të pandemisë, në jetë e në punë. Duket qartë, që qeveria po përdor falsifikimin e të dhënave dhe mbulimin me propagandë; duke tejkaluar çdo imagjinatë deri në manipulim shifrash.

Duhet kujdes vetjak i secilit sepse shpresat tek detyrat që i takojnë qeverisë janë iluzione të kota. Çdo qytetar tashmë e di që duhet të mbrohet e sigurojë gjithçka vetë; ashtu si duhet të dijë që duhet ta ndëshkojë këdo që e dëmton kaq rëndë.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grida duma manipulimi i shifrave te covid grida duma manipulimi i shifrave te covid

Sondazh

Poll

Politike 12 Gusht 2020, 08:42

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka deklaruar se lufta me koronavirusin fitohet në territor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-minist...