PD vijon sulmin kundër qeverisë: Ke punësuar 13 315 militantë në administratë për fushatë, buxhetit të shtetit i ke mar
TIRANË- Partia Demokratike ka vijuar sërish sot me akuza kundër qeverisë në lidhje me reformën elektorale. Në një deklaratë zyrtare nga selia blu, ish-deputetja Dhurata Çupi shprehet se PS ka zbardhur 13 315 kontrata të përkohshme, që i kushtojnë buxhetit të shtetit 55 milionë Euro.
Ish-deputetja më tej shprehet se që nga 2017, Edi Rama ka paguar 147 milionë euro për punësimet elektorale. Sipas saj Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet.
“Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro”, shton më tej Çupi.
DEKLARATA E PLOTW
Shqipëria po vuan sot pasojat e keqqeverisjes nga Edi Rama. Kryeministri në ikje nuk ka menduar të investojë për shëndetësinë, për arsimin, për hapjen e vendeve të reja të punës, por për të blerë vota me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Sot, vendi është më keq, qeveria nuk jep parà për biznesin e vogël në vështirësi të jashtëzakonshme, sepse paratë shkojnë për të paguar militantët partiakë. Edi Rama ka paguar një mal me para për të punësuar në shtet me kontrata të përkohshme mbi 13 mijë persona që nga viti 2017, duke e shndërruar administratën në një degë të partisë në pushtet.
Me firmën e tij, qeveria e Edi Ramës i ka miratuar këto kontrata përmes 23 vendimeve, duke nxjerrë nga arka e shtetit rreth 55 milionë euro për punësimet elektorale. Një ditë më parë, ne hodhëm dritë mbi punësimet elektorale në pushtetin lokal, ku për 8100 persona të punësuar shtesë nga bashkitë, janë paguar edhe 92 milionë euro të tjera në 2 vjet. Llogaritë elektorale të Edi Ramës janë një barrë e rëndë për arkën e shtetit dhe për qytetarët e vendit më të varfër të Europës. Janë 147 milionë euro të shpenzuara vetëm 3 vitet e fundit për mbi 21 mijë punësimet elektorale të Edi Ramës në qeverinë qendrore dhe lokale. Janë 147 milionë euro të cilat kanë shkuar për paga partiake dhe elektorale. Janë më shumë para sesa Edi Rama dha për përballimin e pandemisë me paketat e tij gjysmake.
Kryeministri në ikje e ka bërë zgjedhjen e tij. Më paratë e shqiptarëve nga taksat e rritura, ai paguan oligarkët me koncesione 120 milionë euro në vit, paguan dhe punësimet partiake, plot 147 milionë euro. Këto janë fakte se ne nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur dhe kemi mbetur vend më i varfër në Europë, ku 1 në 3 shqiptarë ushqehet vetëm 1 herë në ditë. Të mbyllen me mijëra biznese, të mungojnë tamponët për testimet antiCOVID, të mos ketë investime në shëndetësi, të mos hidhet asnjë qindarkë për mësimin online, sepse kryeministri ka zgjedhur të paguajë miliatantët partiakë dhe jo të mbështesë biznesin, është kriminale! Edi Rama do të largohet me turp nga pushteti. Makinacionet e tij elektorale që na kushtojnë qindra milionë euro do të zhbëhen nga vota plebishitare e shqiptarëve për të zgjedhur një qeveri dhe kryeministër normal, që punon për interesin publik.
Edhe një ditë më parë Partia Demokratike hodhi akuza kundër qeverisë për punësime elektorale, dhe u shpreh se Reforma Elektorale ka dështuar. Mateo Spaho tha se administrata e bashkive është rritur dhe buxheti i shtetit po gërryhet nga punësime partiake për fushatë.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Meta mesazh të fortë të rinjve: Sot është koha që zëri juaj të dëgjohet, ngrihuni dhe merrni në dorë fatet e vendit
TIRANË- Presidenti Ilir Meta, sot në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka një mesazh të fortë për të gjithë të rinjtë. Në një postim në mediat sociale, Meta s...
Kush i ka bllokuar negociatat Shqipëri-Greqi për detin? Ministri i Jashtëm helen: Gjërat janë komplikuar, Meta nuk i jep au
TIRANË- Shqipëria dhe Greqia kanë ngrirë negociatat për bisedimet mes tyre rreth Marrëveshjes së Detit. Ka më shumë se dy vite që palët nuk ulen në takime ...
“Berisha ka dhënë një kontribut të çmuar”/Besnik Mustafaj: Brenda 15 shtatorit përpilojmë listat e kandidatëve për
TIRANË- Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, Besnik Mustafaj ka deklaruar se kandidaturat e PD-së do të verifikohen brenda datës 15 shtator. ...
Vangjush Dakon s’e zë kriza! Fotografohet në restorantin më të shtrenjtë në Turqi, kripa e “Nusret”-it joshi dhe ish
TURQI– Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka vendosur që këtë verë të kalojë pushimet në Turqi. Foto e publikuara nga JOQ, tregojnë Dakon, i cil...
Deputetja e PS-së në zi! Vilma Bello humb të vëllanë, nuk i mbijetoi sot sëmundjes së rëndë: Prehu në paqe ti, njeriu
TIRANË– Vilma Bello, deputetja e Partisë Socialiste, është në zi. Mësphet se Bello, ka humbur të vëllanë, Drini, në moshën 50-vjeçare, pas një betej...
Meta dekreton me rezerva ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”: Mund të ishte më i qartë
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”. Sipas Metës, ky ligj është rekomandim i përsëritur për Shqipërinë...
Ambasada italiane falenderon Metën për pritjen e mjekëve: Covid është një sfidë botërore për t’u fituar bashkë
TIRANË -Ambasada italiane në Tiranë ka falenderuar presidentin Ilir Meta për pritjen që i rezervoi mjekëve italinë të ardhur në Shqipëri. Në reagimin e saj...
“Spitalet janë skandaloze, Rama bronzohet në Dhërmi”/ Berisha denoncon, Braçe i përgjigjet me shkuma party-t në jug: S
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa denoncime në prpfilin e tij në Facebook, teksa shkruan se gjendja në spitale është mjaft e rëndë. P...
“Po na kërcënojnë”, Berisha publikon mesazhin: Banorët e Lezhës po helmohen nga kafshët e ngordhura, të protestojnë
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ankohet për sjelljen e bashkisë dhe për një fabrikë që u ndot ambi...