Politike

12 Gusht 2020, 08:42 Nga DOSJA

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka deklaruar se lufta me koronavirusin fitohet në territor. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ish-ministri i Shëndetësisë thekson se që këtë javë duhet të ketë kontrolle të rrepta në jug të vendit, në lokalet pranë plazheve. Sipas tij ato janë kthyer në vatra të rrezikshme infeksionesh.

Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.”, shprehet ndër të tjera Beqaj.

Postimi i plotë:

Lufta me Covid-19 është luftë në territor. Beteja kryesore këtë javë është në bregdetin e Jonit. Beach bar më beach bar dhe club më club. 24 orë në çdo ditë. Duke filluar nga prototipët si Nazar e Folie Marine e të gjithë me rradhë. Aty po lejohet të ndodhin “plagosje me paramendim”. Aty po sakrifikohet sakrifica 5 mujore e personelit shëndetësor.

Aty po nëpërkëmben politikat mbështetëse ndaj grupeve më të dëmtuara nga pandemia. Babëzisë së pronarëve së atyre bizneseve për të fituar shumë e shpejt në kurriz të shëndetit të shqiptarëve duhet t’i përgjigjemi me forcën e ligjit. Karshillëku i administratorëve të atyre bizneseve për të shkelur ligjin meriton ndëshkimin shembullor. Situatat e paqarta që kalojmë kërkojnë vendosmëri të leadershipit. KOHA ËSHTË TANI!

Ky reagim i deputetit vjen pasi në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ditën e djeshme ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani në Shqipëri, janë shënuar 205 viktima. Ndërkohë 2991 persona janë  të infektuar dhe 3480 pacientë të shëruar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir beqaj ilir beqaj

Sondazh

Poll