Meta dekreton me rezerva ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”: Mund të ishte më i qartë
11 Gusht 2020, 15:04Nga DOSJA
TIRANË-Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin “Për regjistrimin e pronarëve përfitues”. Sipas Metës, ky ligj është rekomandim i përsëritur për Shqipërinë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës.
Kreu i Shtetit ka shtuar më tej, se ligji është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare. Meta ka edhe një kritikë për ligjin, teksa thekson se në funksion të transparencës mund të ishte përcaktuar edhe më qartë detyrimi për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve.
Postimi i plotë
Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës
11 gusht 2020
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/2020 “Për Regjistrin e Pronarëve Përfitues”.
Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifikimin dhe regjistrimin e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse, të regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
Ky ligj është një hap para drejt transparencës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparence, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrimin e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues.
Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë Moneyval, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparenca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementimit.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Ambasada italiane në Tiranë ka falenderuar presidentin Ilir Meta për pritjen që i rezervoi mjekëve italinë të ardhur në Shqipëri. Në reagimin e saj...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa denoncime në prpfilin e tij në Facebook, teksa shkruan se gjendja në spitale është mjaft e rëndë. P...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ankohet për sjelljen e bashkisë dhe për një fabrikë që u ndot ambi...
TIRANË- Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Takim...
TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për marrjen e 90 milionë eurov...
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se ka dështuar me reformën territoriale. Në një deklaratë nga selia blu në emër të PD, Mateo Spaho u shp...
TIRANË– Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar se ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë është një aferrë e pastër korruptive. Nëpërmjet një postimi në Fac...
Politike10 Gusht 2020, 19:51
DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është b...
TIRANË– Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka nxituar që brenda pak orësh të marrë vendimin dhe të shpallë emrat në listën e përfituesve nga fondet për ri...
TIRANË-Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook, denoncimin e një qytetari ku thuhet, se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, po përgatit zë...