Politike

“Po na kërcënojnë”, Berisha publikon mesazhin: Banorët e Lezhës po helmohen nga kafshët e ngordhura, të protestojnë

11 Gusht 2020, 13:07 Nga DOSJA
“Po na kërcënojnë”, Berisha publikon mesazhin:

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, i cili ankohet për sjelljen e bashkisë dhe për një fabrikë që u ndot ambientin. Në një postim në mediat sociale, ish-kreu i qeverisë shkruan se një fabrikë e kafshëve të ngordhura kundërmon të gjithë lagjen dhe e ka bërë atë të pajtueshme.

Më tej Berisha shprehet se u bën thirrje banorëve që të vijojnë protestën për të mbrojtur shëndetin e tyre. Ndërkohë në një mesazh qytetari i shkruan se janë kërcënuar dhe janë shantazhuar që të mos bëjnë më protesta, pasi fabrika është në pronësi të Alban Zusit.

POSTIMI I PLOTË

Banoret e Lezhes ne proteste! Fabrika e djegies se kafsheve te ngordhura kundermon dhe ben lagje te tera te pajtueshme. Pirini mbush xhepat! Denoj qendrimin e papergjegjshem ndaj banoreve dhe ju bej thirrje te protestojne fuqishem per mbrojtjen e shendetit te tyre. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetari dixhital. sb

Mrm doktor Berisha uroj te jeni mir shendet.jam nje banor i lagjes Skendebeg Lezhe (Ish ushqimorja) dhe sot kemi patur protesten e 4 prane fabrikes se perpunimit te zorreve dhe mbetjeve shtazore INCA ne pronesi te Kriminelit Alban Zusi,kjo fabrik esht teper shqetsuse per ne banoret e 5-6 e dhe po na e ben jeten te pa jetueshme duke na marr oksigjenin dhe duke shperndar nje arome kancerogjene dhe direkt pas proteste policia e lezhes me urdher te shefit te rendit pijanecit ordiner Agron cullhaj me kan shoqeruar mua dhe disa banor te zones per 3-4 ore dhe ne komisarit na kan kercenuar,shantazhuar me burg dhe na kan ber presione nga me te ndryshmet po ashtu dhe dhune psikologjike.ju lutem shum doktor ta beni publike pasi vetem tek ti kemi besim dhe sna ka mbetur asnje vend tjeter ku te ankohemi ju flm dhe anonim ju lutem pasi kto jan teper te rrezikshem.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alban zusi bashkia lezhë proteste ne lezhe sali berisha alban zusi bashkia lezhë proteste ne lezhe sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2020, 19:51

DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është b...

Politike 10 Gusht 2020, 16:25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (kon...