Politike

“Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat tuaja”/ Presidenti Meta takim me 7 mjekët italianë, i pranishëm dhe

11 Gusht 2020, 11:16 Nga DOSJA
“Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat

TIRANË- Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim 7 mjekët e ardhur nga Italia në ndihmë të Shqipërisë gjatë periudhës së pandemisë. Takimi u zhvillua në Presidencë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ambasadori Fabrizio Bucci, i cili shoqëroi stafin mjekësor.

Presidenti Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet.

Kreu i Shtetit e falenderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.”

Ndërkohë më herët, Shqipëria nisi drejt Italisë disa ekipe mjekësore, të cilët shërbyen në spitalin e Breshias në Itali. Tashmë stafi është kthyer në  Shqipëri dhe nuk kanë munguar edhe falënderimet nga qeveria italiane.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takim me mjekët italianë ilir meta meta takim me mjekët italianë

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2020, 19:51

DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është b...

Politike 10 Gusht 2020, 16:25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (kon...