Politike

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja, Italia i jep Shqipërisë 90 mln euro kredi të butë dhe 5 mln euro grante

11 Gusht 2020, 10:44 Nga DOSJA
Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja, Italia i jep Shqipërisë 90

TIRANË- Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ka njoftuar sot se është firmosur marrëveshja me qeverinë italiane për marrjen e 90 milionë eurove kredi të butë dhe 5 mln euro grante. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori italian Fabricio Bucci, Ahmetaj theksoi se në grantin prej 5 milionë euro, 3 milionë euro do të shkojnë për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja në zhvillim në Tiranë.

Falenderojmë kontributin e Italisë prej 95 milionë euro, ku 5 milionë euro janë në formë granti. Nga këto 3 milionë euro do të shkojnë  për rindërtimin e ndërtesave publike në një nga zonat e reja për zhvillim në Tiranë, 1 milionë euro për shkollën profesionale në trajnimin e zanateve të detit dhe 1 milionë euro për infrastrukturën energjetike dhe mbrojtjen civile. Kontributi në formë kredie të butë prej 902 milionë euro me interesa modeste, do të ndahet në 35 milionë euro për infrastrukturën energjetikë, ku do të përfshihet dhe linja energjetike me Malin e Zi dhe linja detare energjetike me Italinë. 30 milionë euro do të shkojnë për sektorin e mbrojtjes civile dhe krijimin e një flote të re të mjeteve të emergjencës, ndërsa 25 milionë euro për forcimin e infrastrukturës së peshkimit”, tha Ahmetaj.

Ai theksoi më tej se brenda fundit të vitit pritet miratimi i gjithë paketës, për të cilën është rënë paraprakisht dakord.

“Kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet: a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit; b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit; c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile”,  tha ai.

Ndërsa, ambasadori theksoi se këto fonde po i japin për rindërtim dhe investime në infrastrukturën energjike.

“Marrëdhëniet e veçanta që ekzistojnë mes nesh jo vetëm si miq por edhe si vëllezër. Shuma e 95 milionë euro është e ndarë në 5 milionë euro grante dhe 90 milionë euro në formë kredie të butë  që do të lëvrohen në sektorët kyç të ekonomisë””, tha ndër të tjera ambasadori.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmeaj fabricio bucci. arben ahmeaj fabricio bucci.

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2020, 19:51

DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është b...

Politike 10 Gusht 2020, 16:25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (kon...