Politike

“Rruga Kardhiq-Delvinë, një tjetër vjedhje”/ Berisha: Lotin e parë të rrugës e ndërtova me 5.1 mln euro, Ramës 7 km

11 Gusht 2020, 05:37 Nga DOSJA
“Rruga Kardhiq-Delvinë, një tjetër vjedhje”/ Berisha:

TIRANË– Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar se ndërtimi i rrugës Kardhiq-Delvinë është një aferrë e pastër korruptive. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai shprehet se 7 km rrugë të lotit të parë kushtuan vetëm 5.1 mln euro. Ndërsa, sipas tij Rama po ndërton lotin e dytë me të njëjtin gjatësi, por me një shumë prej 22 mln euro.

“Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje, Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes!”, shprehet ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Rruga Karrdhiq – Delvine, histori tjeter vjedhje dhe mashtrimi e Edvin Hajdutit!

Miq, sot Edvin Kristaq Hajduti inspektoi nje segment te rruges Kardhiq – Delvine, e cila duhej te perfundonte ne vitin 2014 por qe u shnderrua ne histori vjedhje dhe mashtrimi dhe sot 6 vite pas afatit te perfundimit nuk eshte ndertuar as gjysma e saj.

Kjo sepse Edvin Hajduti e braktisi ate deri ne vitin 2018 dhe ju rikthye me nje skeme vjedhjesh te hatashme.

Keshtu, ne rast se loti i pare prej 7 km perfundoi brenda 7 muajve ne vitin 2012 me 5,1 milion euro dhe perveç kesaj u hap traseja dhe ne 8 km te tjera, Edvin Kristaq Hajduti tenderoi ne vitin 2018 lotin e dyte prej 7 km por ne nje akt vjedhje te paster me cmim te katerfishte, 22 milione euro dhe afat kohor per tu ndertuar jo per 7 por per 24 muaj.

Ketu me poshte keni statusin e denoncimit nga une te vjedhjes se madhe qe po behet me rrugen Kardhiq – Delvine! sb

http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6952

Kallam Deshtaku katerfishon çmimin e ndertimit te rruges Kardhiq – Delvine!

Te dashur miq, dje Kallam Deshtaku ishte per te dyten here ne tre vjet ne rrugen Kardhiq – Delvine. Heren e pare ne maj te vitit 2015 shkoi dhe u betua se brenda vitit do te fillonin punimet per ndertimin e lotit te dyte te rruges, por si zakonisht mashtroi sepse gjer sot punimet nuk filluan.

Dje Kallam Deshtaku inauguroi fillimin e punimeve te lotit te dyte prej 7 km ne kete rruge. Por ai po dje njoftoi vjedhen e madhe te rradhes.

Loti i pare prej 7 km ne kete rruge u ndertua brenda 7 muajve me nje shume prej 5,1 milion euro. Kurse dje,

Kallam Deshtaku njoftoi se 7 km e lotit te dyte (qe jane nje teren identik me lotin e pare) do ndertohen per 24 muaj dhe me nje çmim prej 22 milion Euro, pra kater here me te larte. Kjo eshte vetem mashtrimi dhe vjedhja e radhes! Sb

http://arkiva.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=6952

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike rruga kardhiq-delvine sali berisha rruga kardhiq-delvine sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2020, 19:51

DELVINË– Kryeministri Edi Rama ka anuluar një vizitë që kishte planifikuar të bënte në Delvinë këtë të hënë. Mësohet se shkak për këtë anulim është b...

Politike 10 Gusht 2020, 16:25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (kon...