Politike

Nxitohet Këshilli Bashkiak në Durrës, bën brenda ditës përfitues për rindërtimin e shtëpisë kryefamiljarin që i qau h

10 Gusht 2020, 18:10 Nga DOSJA
Nxitohet Këshilli Bashkiak në Durrës, bën brenda ditës

TIRANË– Këshilli Bashkiak i Bashkisë Durrës ka nxituar që brenda pak orësh të marrë vendimin dhe të shpallë emrat në listën e përfituesve nga fondet për rindërtimin e banesave që u prekën nga tërmetet.

Në vendim, siç u publikua edhe nga vetë Bashkia e Durrësit, shihet edhe emri i Kadri Barrukut, kryefamiljarit nga Manza që ‘qau hallet’ para kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe u shpreh se nuk ka përfituar ende nga fondi i rindërtimit.

Mirëpo, pas këtij denoncimi që u bë publik nga Basha, kryetari i Këshillit Bashkiak, Ani Dyrmishi ka firmosur listën me emrat që përfitojnë nga këto fonde. Mes tyre është edhe emri i Barrukut, por Bashkia ka ‘harruar’ datën. Në krye të vendimit shihet data e sotme, që tregon se vetëm pas denoncimit publik, është bërë e mundur që qytetarët të marrin atë që meritojnë.

Gjatë denoncimit, vetë Barruku tregoi se nga Bashkia e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se është skualifikuar për arsye dokumentesh.

Si u bë përfitues brenda pak orëve ky kryefamiljar që deri para pak ditësh i mungonin dokumentet?

KLIKO KËTU PËR TË PARË LISTËN E PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kadri barruku lulzim basha vendimi i bashkise per barrukun kadri barruku lulzim basha vendimi i bashkise per barrukun

Sondazh

Poll

Politike 10 Gusht 2020, 16:25

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të sigurojë pajisjet për të bërë të mundur aplikimin e plazmës hiperimune (kon...