Politike

Basha viziton familjen Barruku që jeton në çadër që nga 26 nëntori: Do ndëshkohen të gjitha ata që kanë bërë korrups

10 Gusht 2020, 10:52 Nga DOSJA
Basha viziton familjen Barruku që jeton në çadër që

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në Manzë dhe ka zhvilluar një vizitën në një familje, e cila prej 26 nëntorit jeton në çadër, pasi banesa I është shembur nga tërmeti.

Kryetari i PD pa nga afër gjendjen ku jetonte familja Barruku dhe ka bërë një premtim për të gjitha familjet që janë dëmtuar nga tërmeti. Ai hodhi akuza kundër qeverisë, duke thënë se nuk u ka dhënë ndihma këtyre familjeve dhe i ka lënë në çadra, e tha se ata që kanë bërë korrupsion me paratë e tërmetit nuk do shpëtojnë.

Shtëpia e shkatërruar prej 26 nëntorit 2019, jeton me gruan në çadër dhe të thonë se je skualifikuar për ndihmë Por e kam dëgjuar këtë nga disa prej banorëve jo vetëm të kësaj zone. Ky është një korrupsion që fillon që nga kryepleqtë këtu dhe vazhdon deri në bashki e qeveri. E do t’u them sot, meqë po ma përsërit këtë histori Kadri, se korrupsioni dhe vjedhja që po bëjnë me fondet e tërmetit, nuk ka për të shpëtuar asnjëri prej tyre.

Peshqit e mëdhenj në Tiranë po se po, por dhe këta këtu që tallen me ju për të marrë ryshfet e ju bëjnë që të bëni letrat nga disa herë se “ju mungon kjo e ju mungon ajo” ta dinë se në listë do të japin llogari nga i pari deri tek i fundit. Këta që sillen si militantë apo që janë të  të korruptuar deri në palcë dhe ju bëjnë zbor, jua bëjnë malore, për ta kualifikuar këtë banesë, këtë gërmadhë, që një e nga një , do të japin përgjigje para ligjit dhe për këtë ke fjalën time”, u shpreh ndër të tjera numri një i opozitës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne manze familja barruku lulzim basha termeti i 26 nentorit basha ne manze familja barruku lulzim basha termeti i 26 nentorit

Sondazh

Poll