Politike

Sot nis puna për ndërtimin e tunelit në rrugën Delvinë-Kardhiq/ Rama: Do finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të inf

10 Gusht 2020, 06:42 Nga DOSJA
Sot nis puna për ndërtimin e tunelit në rrugën

TIRANË- Sot nis puna për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq. Ky lajm është dhënë nëpërmjet një postimi në Facebook,  nga kryeministri Edi Rama.  Kreu i qeverisë me anë të një videoje të shkurtër prezantuese ka bërë me dije se ka përfunduar loti i 1,2 dhe 3 ndërkohë që në lotët 4, 5, 6 realizimi fizik ka arritur në masën 80%.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë të nisjes sot të punës për tunelin e rrugës Delvinë-Kardhiq, që do të finalizojë lidhjen e një aksi strategjik të infrastrukturës sonë kombëtare, ku po punohet intensivisht për realizimin e një tjetër premtimi dhjetravjeçar të të gjitha qeverive të mëparshme, ju uroj një javë të mbarë. “, shprehet kryeministri.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rruga kardhiq-delvine edi rama rruga kardhiq-delvine

Sondazh

Poll