Politike

Vrasjet e javëve të fundit/ Maliqi: Rotacioni politik i pashmangshëm, Rama ka zhytur vendin në krim, fundi i tij do jetë i

9 Gusht 2020, 09:48 Nga DOSJA
Vrasjet e javëve të fundit/ Maliqi: Rotacioni politik i

TIRANË- Deputeti, Lefter Maliqi bën fajtor kryeministrin Edi Rama, për vrasjet që kanë tronditur vendin javët e fundit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Maliqi shprehet se Rama është i papërgjegjshëm, pasi jo vetëm varfëroi shqiptarët, por edhe ç’populloi vendin dhe e mbyti në krim. Ai thekson më tej se rotacioni politik është i pashmangshëm.

Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj.”, shprehet ndër të tjera ai.

Reagimi i plotë:

Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh. Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres, femija i mitur i vdekur ne Sarande, vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter, djali masakron dhe i pret koken nenes se tij, krim makaber, bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit, vrasje ne Elbasan, panik ne plazhet e jugut dhe veriut, vjedhje,g rabitje etj si neper filma.

Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroi, varferoi, cpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.

Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj. 

Javët e fundit vendi është tronditur nga një sërë vrasjesh. Ngjarja më horror ndodhi në fshatin Buçimas të Pogradecit, ku djali i prekur kokën me thikë nënës së tij. Ndërkohë kanë ndodhur edhe 3 vrasje në Elbasan dhe një në Vuan e Dejës.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lefter maliqi lefter maliqi

Sondazh

Poll