Politike

Sulmi me armë në Tushemisht, Balliu: Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi, qyteti i Lasgushit ësht

8 Gusht 2020, 18:59 Nga DOSJA
Sulmi me armë në Tushemisht, Balliu: Nuk është

POGRADEC– Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka kërkuar vendosjen në pranga të personave që sulmuan me armë hotelin “Voloreka” në Tushemisht. I ndodhur në Pogradec, Balliu tha se ky qytet, i njohur si qyteti i Lasgushit është kthyer në vendin e kamorrave.

Balliu i bëri thirrje më tej qeverisë që të mos rrijë në studio televizive por të marrë masat për uljen dhe goditjen e krimit.

“Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi. Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët. Ndaj në këtë situatë qytetarët duhet që tashmë të mbështesin jo vetëm aksionet e opozitës por ti mbështesin edhe me votë,”- u shpreh Balliu. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, ky dy persona qëlluan mbi 50 herë me kallashnikov në drejtim të hotel “Voloreka” në Pogradec, biznes ky në pronësi të Jetmir Muçollarit. Nga ky atentat u dëmtuan 6 makina dhe u thyen disa xhama të hotelit.  Plumbave iu shpëtoi mrekullisht djali i pronarit në hotelit, pasi autorët qëlluan me armë në drejtim të dhomës ku flinte i riu. Muçollari për këtë ngjarje e ka vënë gishtin mbi dy persona Nehar Berberi dhe Ilir Rrushi. Ky është atentati i dytë brenda 1 javë që ndodh në këtë hotel.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike atentat në hotel voloreka klevis balliu atentat në hotel voloreka klevis balliu

Sondazh

Poll