Politike

Meta publikon videon e 29 viteve më parë: Në anijen “Vlora” ishin 20 mijë shqiptarë, fatkeqësisht këto ngjarje po pë

8 Gusht 2020, 09:54 Nga DOSJA
Meta publikon videon e 29 viteve më parë: Në anijen

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot 29-vjetorin e ikjes së anijes “Vlora”, e cila kishte në bord më shumë se 20 mijë shqiptarë, kohë kur po vijonte eksodi. Në një postim në mediat sociale, Meta shkruan se zbarkimi i tyre në Itali tregoi mbarë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një popullit të vuajtur nga regjimi diktatorial.

Më tej kreu i shtetit shprehet se fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur. Ai bën thirrje se është koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre dhe tani është koha për ta ndërtuar Europën këtu.

“Në 8 gusht 1991 anija “Vlora”, me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, nisi udhëtimin drejt lirisë duke u kthyer në simbolin e shpresës për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë. Zbarkimi i tyre në brigjet e Italisë, dëshmoi para gjithë botës tragjedinë dhe dhimbjen e një populli të vuajtur për dekada nga dhuna, shtypja, mjerimi dhe izolimi. Fatkeqësisht edhe sot pas 29 vitesh nga kjo ngjarje dhe këto pamje tronditëse që të emocionojnë në çdo kohë, ritmet dramatike të shpopullimit të Shqipërisë nuk janë ndalur.

Në emër të këtyre sakrificave të jashtëzakonshme njerëzore, është koha të ankorojmë shpresën në vendin tonë dhe të përmbushim ëndrrën e çdo qytetari, për një Shqipëri si gjithë Europa! Koha që shqiptarët të rikthehen dhe të marrin në zotërim vendin dhe fatet e tyre! Koha për ta ndërtuar Europën ketu! Koha për t’i thënë KURRË MË çdo projekti izolues dhe shpopullues! ??”, shkruan Presidenti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike eksodi i shqiptareve ilir meta eksodi i shqiptareve ilir meta

Sondazh

Poll