Politike

Gafa e radhës e Gent Cakajt, nuk e di që vizat janë liberalizuar për Shqipërinë

9 Prill 2019, 14:11 Nga DOSJA
Gafa e radhës e Gent Cakajt, nuk e di që vizat janë liberalizuar

TIRANË– Ministri i Jashtëm i deleguar, Genc Cakaj në një deklaratë për shtyp deklaroi ditën e sotme se të gjitha pasaportat diplomatike do të jenë të pavlefshme derisa të hartohet ligji i ri. 

Të dorëzohen 350 pasaportat diplomatike. Diplomatët të dorëzojnë pasaporta diplomatike dhe ato të shpallen të pavlefshme,”– u shpreh Cakaj.(Lexo këtu)

Mirëpo teksa fliste për pasaportat diplomatike, Cakaj tha se abuzimi me to po pengon edhe liberalizimin e vizave.

Rrjedhoje e kësaj besueshmërie të barabarte me 0 është edhe hezitimi, por shpesh-here edhe refuzimi i shume vendeve europiane dhe me gjerë për të liberalizuar reciprokisht lëvizjen e bartësve të pasaportës diplomatike. Si mund të flasim pastaj për liberalizim të pasaportës së zakonshme. Shqipëria është gjithsesi një shtet me serioz se kaq,”- tha ministri Cakaj.

Mesa duket ministri i jashtëm i deleguar nuk e di ende që Shqipëria i ka liberalizuar vizat. Që nga viti 2010 shtetasit shqiptarë mund të lëvizin në zonën Shengen, pa pasur nevojën e një vize.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gafa e gent cakaj gent cakaj liberalizimi i vizave pasaportat diplomatike gafa e gent cakaj gent cakaj liberalizimi i vizave pasaportat diplomatike

Sondazh

Poll